Es-selamu Alejkum

Paqja qoftë mbi ju

“Shtëpitë e Allahut i mirëmbajnë vetëm ata që besojnë në Allahun…” – Suretu Teube [9:18]

…إِنَّمَا يَعْمُرُ مَسَاجِدَ اللَّهِ مَنْ آمَنَ بِاللَّهِ

Sabahu

05:20

06:30

Dreka

11:59

+10

Ikindia

13:48

+10

Akshami

16:19

+5

Jacia

18:14

19:00

Na mbështesni

Çdo gjë që kemi është furnizim nga Allahu!

Pesë shtyllat e Islamit

Picture of Shehadeti

Shehadeti

Picture of Namazi
Namazi
Picture of Zekati

Zekati

Picture of Agjërimi

Agjërimi

Picture of Haxhi

Haxhi

Eventet tona në Xhami

Xhamia Rruga e Udhëzimit
Nëntor 6, 2026

Mysafir – Hoxhë Besnik Berisha

Të premten, xhamia do të ketë kënaqësinë të presë hoxhën e respektuar Besnik Berisha si mysafir special. Ai do të jetë i pranishëm për të mbajtur hytben dhe për të ndarë me xhematin mesazhe vlerash, këshilla fetare dhe frymëzim për besimtarët.
Xhamia Rruga e Udhëzimit
Nëntor 1, 2026 @ 18:00 - 20:00

Tribunë Fetare – Besnik Berisha & Flamur Kabashi

Të nderuar xhemat, kemi kënaqësinë t’ju ftojmë në tribunën tonë të radhës fetare. Të ftuar specialë në këtë ngjarje janë ligjëruesit e njohur Besnik Berisha dhe Flamur Kabashi, të cilët do të trajtojnë tema me rëndësi për jetën shpirtërore dhe shoqërore. Ju mirëpresim të ndajmë së bashku momente dobie dhe reflektimi!
Xhamia Rruga e Udhëzimit
Mars 13, 2026 - Mars 14, 2026

Mysafir – Hoxhë Nusret Krasniqi

Të nderuar vëllezër, ju njoftojmë se më 13 mars do të kemi mysafir nga Finlanda, ligjëruesin Hoxhë Nusret Krasniqi, i cili do të mbajë hytben e Xhumasë në xhaminë tonë. Po ashtu, do të mbahen edhe ligjërata fetare të premten dhe të shtunën. Të gjithë jeni të mirëseardhur!

Në shërbim të njerëzimit

Xhamia

Ofrojmë mbështetje dhe organizim për proceset e renovimit të objektit, duke përfshirë mirëmbajtjen infrastrukturore, riparimet teknike dhe përmirësimet funksionale të hapësirave. Qëllimi ynë është të sigurojmë kushte të përshtatshme dhe funksionale për aktivitetet fetare dhe komunitare.

Martesë (Nikah)

Ofrojmë shërbimin e kurorëzimit islam (nikah) në përputhje me rregullat dhe procedurat fetare. Kryejmë verifikimin e kushteve të nikahut, marrjen e pëlqimit, përpilimin e deklaratës martesore dhe udhëzojmë çiftin për dokumentacionin përkatës.

Rastet e Vdekjes

Ofrojmë hapësirë të dedikuar për pritjen e ngushëllimeve në rast të vdekjes së një anëtari të komunitetit. Hapësira jonë mundëson organizim të rregullt, qetësi dhe zhvillim të procedurave sipas praktikave fetare.

Kurs për fëmijë

Organizojmë kurs në gjuhën shqipe për fëmijë, me fokus në mësimin e alfabetit, leximit, shkrimit dhe komunikimit bazë. Qëllimi ynë është zhvillimi i aftësive gjuhësore dhe ruajtja e lidhjes me gjuhën amtare.

Për ne

Xhamia “Rruga e Udhëzimit” është një hapësirë e hapur për të gjithë besimtarët dhe vizitorët që kërkojnë paqe, dritë dhe lidhje me Zotin. Ne synojmë të krijojmë një ambient mikpritës, të sigurt dhe edukues, ku çdo anëtar i komunitetit të ndihet i mirëpritur dhe i mbështetur.

Xhamia jonë shërben si vend faljeje, mësimi, bashkësie dhe zhvillimi shpirtëror. Përmes aktiviteteve fetare, edukative dhe sociale, ne përpiqemi të forcojmë vlerat e besimit, solidaritetit dhe unitetit në mesin e komunitetit tonë.

Postimet tona më të fundit

Allahu ju mundësoftë të jetoni një jetë të mirë dhe të përhapni mesazhin e Islamit. Lexoni postimet tona në blog për të pasuruar njohuritë tuaja rreth Islamit.